“Muaji i mjaltit” i Dua Lipës dhe Callum Turner ndez rrjetin, puthje pasionante dhe momente romantike!

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 03:27

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, po shijojnë ditët e tyre romantike në Itali, ku janë fotografuar duke shkëmbyer puthje dhe përqafime gjatë pushimeve në bregdetin piktoresk të Toskanës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori britanik, të cilët thuhet se u martuan në fund të muajit maj në Sicili, kanë kaluar ditët e fundit mes Romës dhe Porto Ercoles, një prej destinacioneve më të njohura të rivierës italiane.

Çifti është parë shumë i afërt gjatë qëndrimit të tyre në plazh, duke shijuar diellin, detin dhe momentet romantike larg vëmendjes së zakonshme të publikut.

Dua, 30 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një bikini ngjyrë vjollcë me motive, që vinte në pah fizikun e saj të tonifikuar. Artistja u shfaq pa grim, me flokët e mbledhur pas dhe me vathë të mëdhenj në formë rrathësh, duke zgjedhur një pamje natyrale dhe verore.

Nga ana tjetër, Callum Turner u shfaq me pantallona të shkurtra noti në ngjyrë blu të errët, ndërsa ekspozoi edhe tatuazhin në kraharor.

Pas një noti në ujërat e kristalta të Porto Ercoles, çifti u fotografua duke u freskuar në dushin e jashtëm të plazhit, ku shkëmbyen disa puthje plot dashuri.

Më pas, ata u kthyen në shezllonet e tyre, ku kaluan kohë duke lexuar dhe pushuar pranë njëri-tjetrit. Dua u pa duke lexuar disa shënime, ndërsa Callum kishte në duar romanin “Martyr!”, një nga bestsellerët e fundit të The New York Times.

Porto Ercole, i vendosur në bregdetin jugor të Toskanës, njihet për peizazhet e mrekullueshme, ujërat e kthjellëta dhe atmosferën ekskluzive, duke u kthyer në një prej destinacioneve të preferuara të personazheve të njohur.

Pamjet e fundit të çiftit kanë bërë menjëherë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, ku fansat kanë komentuar lidhjen e tyre, duke e cilësuar si një nga çiftet më të dashura të momentit në botën e showbiz-it.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter