Dua Lipa elektrizon skenën në Amsterdam, ndërsa turneu “Radical Optimism” vazhdon me sukses – tregon edhe unazën e fejesës me Callum Turner

featured

Dua Lipa mahniti publikun me performancën e saj të fuqishme në Amsterdam të mërkurën mbrëma, në kuadër të turneut të saj të madh “Radical Optimism”.

Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 29 vjeçe, ndezi atmosferën në sallën gjigante Ziggo Dome me kapacitet prej 17 mijë personash, ku solli një show spektakolar të shoqëruar me disa ndërrime veshjesh, shkruan DailyMail.

Në paraqitjen e saj të parë, Dua u shfaq me një bodysuit ngjyrë gri me korse, ku theksoi linjat dhe këmbët elegante, teksa interpretoi hitet “Levitating” dhe “Dance The Night”. Ajo e kompletoi dukjen me geta të zeza dhe çizme me shkëlqim, duke e dominuar skenën me vetëbesim.

Më vonë, ajo u rikthye në skenë me një fustan transparent që zbulonte të brendshmet e bardha, duke elektrizuar publikun me lëvizjet e saj plot energji.

Një tjetër moment i veçantë ishte kur këngëtarja u shfaq me një bodysuit vezulluese në nuanca të arta dhe të zeza, të kombinuar me aksesorë tërheqës. Pastaj, ndërrimi i fundit i veshjes e pa atë në një jumpsuit të kuq, që nxirrte në pah stilin e saj unik.

Koncerti në Amsterdam ishte pjesë e turneut të saj të madh që përfshin 80 data në mbarë botën. Turneu nisi në vitin 2024 dhe do të zgjasë deri në dhjetor 2025. Pas koncerteve në Australi dhe Zelandën e Re në prill, Dua ka deklaruar se po e jeton kohën më të mirë të jetës së saj.

Në një intervistë për Vogue, ajo tha: “E dua turneun dhe ndjesinë që marr kur lidhem me publikun çdo natë. Largohem nga skena me ndjesinë që të gjithë së bashku kemi përjetuar diçka të jashtëzakonshme – qoftë edhe për një moment, kemi përqafuar një të ardhme plot mundësi. Kjo është ndjesi që nuk krahasohet me asgjë”.

Turneu i saj vjen në një periudhë të lumtur edhe në jetën personale, pasi së fundmi ajo konfirmoi fejesën me aktorin britanik Callum Turner, 35 vjeç.

Vetëm pak javë më parë, Dua ndau disa fotografi romantike me partnerin e saj, ku u pa duke mbajtur një unazë fejese me vlerë rreth 25,000 paund – me një diamant elegant në formë solitari dhe një rrip ari 18 karatësh.

Në imazhet e publikuara, çifti shihej duke shijuar kokteje dhe shëtitje në natyrë nën diell. Në njërën prej tyre, aktori i “Fantastic Beasts” i dhuron një puthje në faqe këngëtares, e cila buzëqeshte me gotën e saj “porn star martini” në dorë.

Në një tjetër fotografi, ata shihen të shtrirë në bar gjatë një shëtitjeje me qenin Rottweiler të Callum, të quajtur Golo, i cili qëndronte mes këmbëve të tij.

Çifti nisën lidhjen në fillim të vitit 2024 dhe arritën ta ruajnë privatësinë deri në momentin kur e bënë publike fejesën e tyre në fund të vitit. Propozimi ndodhi në dhjetor dhe përshkruhet si tepër romantik.

Debutimi i tyre në tapetin e kuq ndodhi muajin e kaluar në Met Gala 2025, në Muzeun e Artit Metropolitane në Nju Jork.

Dua shkëlqeu me një fustan të zi mini nga Chanel, të cilin e zbukuronin pupla dhe material i tejdukshëm. Veshja theksonte këmbët e saj të gjata, ndërsa pjesa e sipërme në stil xhakete ishte e stolisur me rruaza.

Bukuroshja i shtoi pamjes një gjerdan vezullues dhe flokët i kishte të kapura në një stil elegant.

Callum dukej po ashtu i hijshëm në një kostum të zi me dy rreshta kopçash, teksa pozonin për herë të parë si çift në një event zyrtar.

Turneu “Radical Optimism” do të vazhdojë më 7 qershor në Milano, Itali.

Dua Lipa elektrizon skenën në Amsterdam, ndërsa turneu “Radical Optimism” vazhdon me sukses – tregon edhe unazën e fejesës me Callum Turner
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.