Perimet janë një burim i pasur vitaminash, mineralesh dhe fibrash që janë të domosdoshme për një shëndet të mirë. Por shpesh lind pyetja: a është më mirë t’i konsumojmë të freskëta apo t’i ziejmë?
Të dyja mënyrat e përgatitjes kanë përparësitë e tyre – zierja mund të zbusë disa substanca të dëmshme dhe të lehtësojë tretjen, ndërsa konsumimi i tyre në formë të pazier ruan më shumë vitamina të ndjeshme ndaj nxehtësisë. Nutricionistët pajtohen se balanca është çelësi.
Çka është më mirë të zihet
Megjithatë, shumica e materieve ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat, karbohidratet, proteinat, yndyrat, mikronutrientët e ndryshëm dhe vitaminat A, D, E dhe K mbeten në bimë edhe pas zierjes.
Në disa raste, siç është për shembull te betakaroteni, materia ushqyese bëhet më shumë e disponueshme biologjikisht pas zierjes.
Njëlloj kështu, domatet si burim i shkëlqyeshëm i likopenës, fitonutrientit i cili ua jep ngjyrën e kuqe dhe veçoritë antioksidative domateve, për organizmin tonë janë më të mira pas zierjes.
Likopena ka veçori antibakteriale dhe antikërpudhore, ndërsa e lidhin edhe me parandalimin e kancerit të prostatës dhe inflamacionet e mishit të dhëmbëve.

Çfarë arrihet me zierjen, në të vërtetë?
Me zierje energjia bartet nga burimi i nxehtësisë në ushqim, prandaj ushqimi zakonisht është më lehtë i tretshëm. Ndërsa intensifikohet edhe shija.
Zierja adekuate shkatërron edhe bakteret të cilat mund të shkaktojnë helmimin me ushqim.
Ushqimin e pasur me vitaminë C ose tiaminë, të cilët janë të ndjeshëm në nxehtësi, duhet ta vendosni në ujë vetëm pasi që uji të vlojë, dhe ta nxirrni sapo të zihet. Ndërsa perimet e prera imët do të humbin më shumë materie ushqyese gjatë zierjes se sa ato në copa më të mëdha.

Toka dhe kultivimi, më të rëndësishme se zierja
Kualiteti i perimeve varet, para së gjithash, nga lloji i kultivimit, a bëhet fjalë për organik apo për atë tek i cili përdoren pesticidet, nga kualiteti i tokës, ujitja dhe sasia e diellit.
Edhepse zierja shkatërron disa materie ushqyese, në disa raste largon helmet nga bimët, i bën më lehtë të tretshme, intensifikon shijen dhe forcon disponueshmërinë biologjike të nutrientëve. Për shkak të balancimit të ushqimit rregullisht shijoni edhe perimet e paziera.




