Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën

featured

Leonardo Gashi dhe Lela Seferi janë një nga çiftet më të komentuar të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ata kanë vendosur tashmë së bashku që ta vazhdojnë marrëdhënien edhe jashtë shtëpisë.

Para tre muajsh, Leo kishte lansuar këngën e tij “Vuj”, ku edhe Lela ishte pjesë e videoklipit.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, disa javë më parë u përfol se Leo kishte komunikuar me ish-të dashurën e tij përmes mesazheve, çka bëri që të nisnin thashethemet për një krisje në çift.

Por tani nuk ka më vend për asnjë dyshim pas një videoje të publikuar në Instastoryn e Leos.

Ai ka paralajmëruar këngën e tij të re e cila është një dedikim për Lelën. Projekti vlen të ceket se do të publikohet së shpejti.

Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.