Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dje dhe sot në Antali, Turqi, mori pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s.
Takimi, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u mbajt në prag të Samitit të NATO-s në Hagë dhe ka paraqitur aspekt të rëndësishëm nga procesi konsultativ mes aleatëve për definimin e elemneteve kyçe dhe prioriteteve lidhur me çështjet që do të jenë në rend të ditës në samitin në qershor këtë vit.
“Në kuadër të diskutimit, ministrat i theksuan qëndrimet e tyre për prioritetet, nëpër të cilat vendet anëtare të NATO-s duhet të ndërtojnë pozita të përbashkëta: përforcimi i kapaciteteve për përgjigje dhe mbrojtje, rritjen e investimeve në mbrojtje, vazhdimin e përkrahjes për Ukrainën dhe përforcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe organizatat e Aleancës”, thuhet në kumtesë.
Ministri Mucunski i ka transmetuar qëndrimet prioritare të vendit tonë, duke e theksuar rëndësinë nga përforcimi i solidaritetit, unitetit dhe veprimit të kooridnuar në ballafaqimin me kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta. Ai e ka nënvizuar kontributin e shtetit si aleat stabil dhe kontsruktiv, i cili investon përpjekje të kontinuara për modernizimin e kapaciteteve personale dhe kontribuon drejt sigurisë rajonale dhe kolektive.
Në këtë drejtim, ministri shprehu interesin për adresimin e rëndësisë së Ballkanit Perëndimor në Samitin e Hagës, si një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe BE-në, duke theksuar se rajoni duhet të mbetet lart në agjendën e dy organizatave, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurimin e prosperitetit të mëtejshëm, si pjesë të strukturave evropiane dhe euroatlantike.
Takimi joformal, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, është pjesë e përgatitjeve për samitin e liderëve të Aleancës, ku do të definohen hapat e ardhshëm kyçë për përforcimin e NATO-s si përgjigje të sfidave të përbashkëta të sigurisë.