PSG me penallti e eliminon Liverpoolin nga ‘Champions’

featured
Press Online
12 Mars 2025, 10:30

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Parkun e Princave” në Paris, Liverpool triumfoi ndaj PSG-së, me një gol të vetëm në ndeshje.

Edhe akti i dytë i zhvilluar sonte në “Anfield”, përfundoi me rezultatin e njejtë, veçse kësaj here ishin francezët ata që e tundën rrjetën.

Realizimi i Ousmane Dembeles në minutën e 12-të, rezultoi të jetë determinues për 120 minuta, duke i hapur rrugë penalltive.

Darwin Nunes nuk realizoi nga 11 metra, përderisa parisienët s’po gabonin në asnjë prej tyre.

Vulën eliminimit të “The Reds” e dha humbja e penalltisë nga Curtis Jones.

Vetëm Mohamed Salah realizoi për vendasit, kurse te Paris Saint Germani, gjuajtjet i ekzekutuan saktë, Vitinha, Ramos, Dembele dhe Doue.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter