Bayern – Inter, çifti i parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve

featured
Press Online
12 Mars 2025, 10:29

3-0 fitoi në ndeshjen e parë, kurse Bayerni i Mynihut triumfoi edhe në aktin e dytë ndaj Bayer Leverkusen, duke i mundur 0-2 “Aspirinat”.

Në këtë mënyrë “Bavarezët” e siguruan çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, atje ku do të përballen me kampionët e Italisë, raporton Klankosova.

Kualifikimin në mesin e tetë skuadrave më të mira, edhe Interi e siguroi duke i fituar dy ndeshjet ndaj Feyenoordit.

“Nerazzurët” triumfuan 0-2 në Holandë, teksa 2-1 e mposhtën kundërshtarin në “Giuseppe Meazza”.

Hera e fundit kur Bayern dhe Inter u ballafaquan në fazën me eliminim në UEFA Champions League, ishte edicioni 2010/2011, njofton Klankosova.tv.

Ndeshjen e parë në Milano e fituan 0-1 gjermanët, kurse në atë të kthimit nqë u zhvillua në “Alianz Arena”, triumfuan italianët, 2-3.

Ndonëse rezultati i përgjithshëm nga të dyja përballjet ishte i njejtë (3-3), këta të fundit kaluan në çerekfinale, si shkak i peshës së golit mysafir që ishte në fuqi.

Edhe një vit para këtyre sfidave, këto dy ekipe luajtën në finale të Ligës së Kampionëve, ku Interi fitonte 2-0 në “Santiago Bernabeu” të Madridit, duke u shpallur kampion i Evropës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter