Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres, mund të jetë largimi i parë i skuadrës së Sportingut të Lisbonës në afatin kalimtar të verës.
“Mundo Deportivo” ka raportuar se Gyokeres do të largohet nga Sportingu për t’u transferuar në kampionatin anglez.
Gyokeres ka dëshirë që të luajë në Premier League nga edicioni i ardhshëm.
Për Gyokeresin kanë shprehur interesim Liverpooli, Manchester City dhe Arsenali.
Mësohet se Sportingu po kërkon 70 milionë euro për ta lënë të lirë qendërsulmuesin.
26-vjeçari Gyokeres pjesë e klubit portugez është nga viti 2023.
Ai u transferua nga Coventry për 24 milionë euro. Kontrata aktuale me Sportingun, Gyokeresit, i përfundon në vitin 2028.
Gyokeres është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit portugez.
Ai në 40 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar 39 gola dhe ka bërë nëntë asistime.