Kërkoi lirinë, Apeli i Posaçëm lë në burg Beqajn

featured
Press Online
08 Gusht 2024, 02:51

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i akuzuar nga SPAK për skandalin e zhvatjes së fondeve të BE-së nëpërmjet agjencisë SASPAK.

Avokati u shpreh se Ilir Beqaj nuk përbën rrezik arratisje apo të ketë mundësi për të prishur provat, ndaj këkroi masë me të butë, por togat e zeza nuk ndryshuan vendimin e shkallës së parë për ish-zyrtarin e lartë. Në fuqi u lanë edhe masat për personat e tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë skemë korruptive.

Beqaj dhe dy prej të dyshuarve kanë masat shtrënguese “arrest me burg”, kurse për 4 të tjerët ka arrest shtëpiak dhe detyrim paraqitjeje.

Sipas Prokurorisë së Posaçme janë gjetur prova ku tregojnë se Ilir Beqaj si drejtues i agjencisë që menaxhonte fondet e BE, në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, kanë kryer procedura fiktive me vlerë qindra mijëra euro për shërbime të pakryera ku dyshohet se më pas i kanë përfituar këto para.

Ish-ministri Ilir Beqaj është i përfshirë edhe në tjetrën dosje të bujshme të SPAK, konkretisht për koncesionet 100 mln euro të Shëndetësisë, dosje për të cilën SPAK ka nën akuzë 8 persona, mes tyre ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj./vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter