Aksident trafiku në Ferizaj, vdes këmbësorja 40-vjeçare

featured
Press Online
07 Gusht 2024, 22:30

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Ferizaj të mërkurën rreth orës 15:40.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin për Dukagjinin, duke bërë të ditur se një grua rreth moshës 40-vjeçare ka vdekur si pasojë e aksidentit.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Driton Islami” dhe në të u përfshi një veturë “Opel” me targa vendore dhe një këmbësore.

Drejtuesi i veturës nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Veseli.

Viktima grua, rreth 40-vjeçare, ka përsuar lëndime trupore, me ç’rast u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ku edhe ka vdekur.

“Në ora 19:15 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se viktima, e cila ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë”, ka thënë Veseli.

Në stacion policor u paraqit i dyshuari R.M, 18-vjeçar, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter