Hakohet Ubisoft, hakerët dështojnë të vjedhin 900GB të dhëna

featured
Press Online
26 Dhjetor 2023, 13:15

Shërbimet e brendshme të Ubisoft u kompromentuan gjatë një sulmi kibernetik javën e kaluar ku hakerët u përpoqën të vidhnin 900GB të dhëna, përfshirë të dhënat e përdoruesve të Rainbow Six Siege.

Thyerjen e sigurisë Ubisoft e vuri re vetëm 48 orë më vonë dhe arriti të bllokonte aksesin e hakerëve përpara se të shkarkonin të dhënat.

Përmes një deklarate për Bleeping Computer, Ubisoft tha se ishin në dijeni të incidentit të sigurisë dhe po hetonin.

Sipas VX-Underground hakerët kishin pasur akses në bisedat në Microsoft Teams, në Ubisoft Share Point Server, Confluence dhe MongoDB Atlas.

Sipas VX-Underground përpjekja e hakerëve për të marrë të dhënat e Rainbow Six Siege ishte e pasuksesshme. Është e paqartë nëse arritën të vidhnin informacione të ndjeshme përpara se Ubisoft ti bllokonte. /PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter