‘Më ke bërë të ndihem keq’/Santianës i ngel sërish hatri me Bucin, por pse?

featured

Pasi u panë të afërt nën tingujt e këngës së dashurisë spektaklin e kaluar, Santiana dhe Buci duket se kanë patur sërish mosmarrëveshje dhe keqkuptime për raportin e tyre. Teksa po qëndronin në sallonin e shtëpisë, Santiana i thotë Bucit se e ka bërë të ndihet keq me veprimet e fundit.

Pjesë nga biseda e tyre:

Ylli Dervishi: “Po ndihesh keq apo, për sjelljet e tua?.

Santiana Maloku: “Po ndihem keq për sjelljet e tua ndaj meje. E pashë shumë mirë Buc si fole me mua, edhe siç u sjelle edhe si po vazhdon sërish.

Ylli Dervishi: Çfarë po thua të bëj?.

Santiana Maloku: Ti e di më së miri aty. Një shok që është shok tamam, nuk lyp arsyetime me u prish me dikë, e ti je ai që lyp arsyetime çdo ditë, çdo sekondë.

Ylli Dervishi: Nuk po mund t’i duroj fjalët e banorëve, nuk po dua të hap këtë temë më.

Santiana Maloku: Prej fillimit e kemi ditur që do të diskutohet kjo temë. E di që edhe këtë pjesë ke me e shfrytëzuar për lojë.

‘Më ke bërë të ndihem keq’/Santianës i ngel sërish hatri me Bucin, por pse?
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.