Xhaferi: Seanca për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë kur të ketë kushte

featured
Press Online
05 Shtator 2023, 15:20

Mundësia që njëzet deputetë të kërkojnë mbajtjen e seancës së re nuk është obligim që kryetari i Kuvendit të thërrasë seancë, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duke iu përgjigjur kërkesës së deputetes Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE për mbajtjen e vazhdimit të seancës së 123-të për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Pas akuzave të VRMO-DPMNE-së se po e zvarrit seancën për amendamentet kushtetuese, ai tha se procedura është e paraparë me Rregulloren e punës, e cila jep mundësinë që diçka që ka filluar në një kuvend parlamentar, të përfundojë në një tjetër, nëse e kërkon Qeveria.

“Për sa i përket kërkesës, mendoj se baza nuk është e përshtatshme që ju të kërkoni thirrjen e seancës së ndërprerë. Për një seancë të re është e padiskutueshme, mund ta kërkosh, por është sërish një mundësi për të kërkuar, por jo obligim për të thirrur seancë. Juristët e dinë këtë. Thirrjen e seancës, ndër të tjera, mund ta kërkojnë 20 deputetë. Kryetari mund të thërrasë seancë me kërkesë të 20 deputetëve, mundet, që do të thotë se nuk e ka të domosdoshme.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetes së VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, e cila tha se është koha që të kuptohet se kush është pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Ne e kemi shumë të qartë pse nuk do të mblidhni seancë për ndryshimet kushtetuese, ndoshta as deri në fund të mandatit. Por kam shumë frikë se deri në fund të mandatit tuaj do të ndodhin edhe shumë aksidente nga pakujdesia juaj si ndaj Rregullores, si ndaj deputetëve, ashtu edhe ndaj qytetarëve të RMV-së. Ndaloni me këtë film! Jashtë kemi realitet, jashtë ndodhin ngjarje të tmerrshme për të cilën është ngritur në këmbë i gjithë opinioni.”, - theksoi Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.

Kryeparlamentari Xhaferi me 18 gusht e ndërpreu seancën për ndryshimet kushtetuese me informacionin se nuk ka të paraqitur për diskutim, ndërsa vazhdimi siç tha ai do të caktohet më tutje.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter