Analisti Astrit Gashi, pas debatit të nënkryetarëve të partive politike në Debat Plus, ka thënë se debati ka qenë ndër debatet më të mira në dhjetë vitet e fundit.
Gashi ka thënë se Konjufca nuk e ka fituar këtë debat.
“z.Konjufca nuk e ka fituar këtë debat, e ka humbur këtë debat. E ka humbur në pjesën më të madhe të pikave”.
Ai tutje ka thënë se një përfaqësues i një qeverie, pas gjithë asaj që ka ndodhur kohëve të fundit, si i vetëm në një vend ku janë tri palë të tjera që janë në garë dhe kanë të mbledhura materiale, e ka shumë të vështirë ta fitojë një debat të tillë, por nuk është e pamundur.
“Glauk Konjufca natyrisht nuk ka mundur t’i mbrojë disa gjëra të cilat edhe nuk janë të mbrojtshme. Gabimet më të mëdha në këtë emision i ka bërë duke tentuar t’i mbrojë gjërat që edhe ai e di se nuk janë të mbrojtshme”, ka thënë ai.
Sipas Gashit, gara për fitimin e debatit është mes Doarsa Kica-Xhelilit dhe Uran Ismailit, por ajo që dihet sipas tij është humbja e Glauk Konjufcës.
https://www.youtube.com/watch?v=3hyHFW70dD8






