Keqmenaxhimi i disa objekteve shëndetësore dhe jo mungesa e parave është shkaku i kushteve katastrofike në disa prej tyre. kështu ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij sektori shëndtësisë ka nevojë për një riorganizim të plotë pasi është në gjendje shumë të keqe, teksa paralajmëron heqjen e drejtorëve ekonomikë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
“66 drejtorë dhe 33 persona juridikë dhe borde drejtuese që nuk nevojiten fare. Ajo që ka munguar realisht deri tani, ishte organizimi dhe menaxhimi i klinikave. E di që të gjitha klinikat kanë buxhet dhe disa dinë t’i menaxhojnë ato burime financiare, disa jo. Por ajo që ne bëjmë është, se në të gjitha klinikat ka kontrolle, ka inspektime dhe ku vërehet se punohet jo mirë do të reagojmë dhe do të kërkojmë që ata drejtues të zëvendësohen. Por qëllimi im është riorganizimi dhe sistematizimi i plotë i të gjithë sistemit shëndetësor në Maqedoni”, u shpreh ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Funksionimi I shtetit juridik është një nga arsyet kryesore për ikjen e kuadrit mjeksorë nga vendi. Evitimi i kësaj gjendje mund të bëhet duke ofruar vende pune dhe paga më të larta thotë Mexhiti.
“Ajo që nuk bën në vendin tonë është sektori juridik. Kur nuk ka drejtësi, njerëzit nuk ndihen të sigurt dhe ikin. Por ajo që mund të bëjmë është të hedhim hapa konkretë dhe kjo do të thotë të kemi një numër të saktë studentësh në vitin e gjashtë të mjekësisë, farmacisë dhe sapo të mbarojnë, atyre u garantohet menjëherë vendi i punës”, theksoi Mexhiti.
Mexhiti paralajmëroi se ndarjen e terapisë kronike nga gushti do të mund tam und ta bëjnë mjekët amë sepse epoka dixhitale e lejon organizimin e tillë tha ai.







