E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja dhe modelja e njohur Françeska Rustem. Ajo ka folur pa dorashka për eksperiencën e saj në televizion, duke ndarë detaje si nga roli i anëtares së jurisë në “She’s on Top”, ashtu edhe nga moderimi i emisioneve “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv” në Top Channel.
Megjithatë, moderatorja vendosi të ndalet edhe te komentet dhe aludimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku emri i saj është përfshirë në diskutimet rreth marrëdhënies së Mateos dhe Brikenës.
Dua ta sqaroj këtë, nuk dua ta lë kështu të hapur sepse nuk më pëlqejnë fare këto gjëra dhe nuk jam as tip xheloz, as tip që ndan çifte dhe as tip që merret me punët e të tjerëve. Jam një njeri që më interesojnë shumë punët e mia dhe që dua t’i bëj më së miri të jem më e mira në punët dhe në vendin që më është caktuar. Unë e kam shumë xhan Brikenën, jo si Brikena e Mateos por e kam xhan për vajzën që është dhe që do të njoh në Top Arena.
Në fund, Françeska tregoi se përfshirja e emrit të saj në këto diskutime e ka vendosur shpesh në një pozitë të sikletshme, duke ndikuar edhe në mënyrën se si sillet me Mateon në publik.
Ndoshta kanë qejf që të bëjnë një trekëndësh dhe gjithmonë te ky trekëndëshi e pëson ai që nuk ka lidhje fare. Kjo gjë më ngurtëson pak edhe në marrëdhënie me Mateon dhe te “She’s On Top” sepse shikoj dhe mesazhet dhe komentet. Nuk kam gisht në asnjëlloj gjëje, shpresoj që ata të dy të jenë mirë. Nëse janë për njëri-tjetrin patjetër të rikthehen dhe të jenë më të lumtur se kurrë. Kam shumë respekt për të dy. Brikenën e respektoj si Brikenën dhe jo si një vajzë që ka qenë në një lidhje me shokun tim. Dhe shokun tim e respektoj për atë që unë kam njohur para dhe pas Big Brother VIP.







