Berisha: Lëvizja do arrijë qëllimin! Kreu i PD i kërkon Ramës të largohet, shmang thirrjet që kërkojnë ndëshkimin e tij

featured
Press Online
14 Qershor 2026, 17:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kësaj të diele të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se protestat po ndikojnë negativisht në turizëm.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se kjo lëvizje qytetare do të arrijë qëllimin e saj, që sipas tij është largimi i kreut të qeverisë.

“Ky revolucion, kjo protestë, kjo lëvizje nuk ka të ndalur. Do të realizojë plotësisht misionin e saj”, tha Berisha.

Berisha theksoi se pjesë e protestës janë edhe shqiptarë që nuk jetojnë më në vend, pasi sipas tij janë detyruar të largohen.

“Dje Tirana njohu protestën më të fuqishme në tërë ekzistencën e saj. Mbase 200 mijë qytetarë vërshuan në sheshet dhe rrugët e saj në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, thirrjet e protestuesve, të cilët kërkojnë edhe ndëshkimin e tij, kreu i demokratëve i injoroi. Gjithashtu, ai i bëri thirrje kryeministrit Rama të marrë parasysh mesazhet e te rinjve duke shtuar se, sipas tij dorëheqja e kryeministrit është e vetmja mënyrë për të rritur numrin e turistëve në vend.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter