Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe deklaroi për TV24 se vet fakti që partitë kryesore maqedonase, LSDM dhe VMRO nuk ngrejnë iniciativë për ndryshimin e referencës 20% me gjuhë shqipe, do të thotë se gjuha shqipe u pengon të dyjave.
Ai tha se ka pritur prej bashkëqytetarëve dhe kolegët deputetë nga LSDM edhe nga VMRO, pra, edhe nga shumica edhe nga opozita, që ato vet të ngrejnë këtë iniciativë me ç’rast, siç ai tha, do kishin treguar madhështi, do të kishin treguar kosmopolitizëm, do kishin reflektuar vullnet të mirë dhe do kishin shtruar dorën, në formë që të tregojnë që ja ne vetë jemi të vetëdishëm se kjo nuk është në rregull, dhe se asgjëkundi tjetër nuk ekziston definimi i një gjuhe me përqindje.
Snopçe shtoi se deputetët maqedonas për shkak të rejtingun të tyre partiak nuk kanë guxim të deklarohen publikisht për këtë çështje gjë që është për tu ardhur keq dhe tentojnë me çdo kusht që kjo temë përsëri mos të hapet.





