“Babin e takova për herë të parë kur isha 18 vjeçe”/ Ish-banorja trondit studion: E njoha rastësisht…

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 20:11

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Armela Hyseni, ka qenë dje pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, ku ka treguar një histori mjaft personale nga jeta e saj. Armela rrëfeu se pas 18 vitesh ka takuar babain e saj për herë të parë. Ajo tha se prindërit janë ndarë para se ajo të vinte në jetë. Sipas Armelës, fjalët që i kanë thënë mami dhe babi janë përputhur me njëra-tjetrën e si pasojë ka vendosur që t’a falë.

Pjesë nga biseda:

Armela: Unë personalisht jam rritur nga një mama beqare. Prindërit e mi janë ndarë përpara se të lindja unë. Ishte fatkeqësia. Ama kur unë jam ngjizur ata kanë qenë bashkë, por kështu ndodhi.

 Nevina: Gjatë jetës tënde babai ka qenë prezent?

Armela: Unë e kam njohur babain tim rastësisht kur isha 18 vjeçe, në rrugë.

Nevina: Si rastësisht?

Armela: Jemi parë rastësisht në rrugë. Unë sapo isha regjistruar në shkollë…

Nevina: Po ti e dije ndërkohë se kush ishte babai, imazhi?

Armela: Jo

Nevina: Nuk dije asgjë?

Armela: Unë e kam patur një foto të babait, jam rritur me frymën e babait, që kam halla e të gjitha. Unë nuk mund t’a kem takuar babain që kur isha 3 vjeç dhe e takova 18.

Nevina: Si jeni njohur rastësisht?

Armela: Isha me mamin kur po ktheheshim nga regjistrimi për në universitet dhe e pamë rastësisht në rrugë dhe mami tha ‘babi’.

Nevina: Mamit i shpëtoi apo…

Armela: Jo, mami tha ‘është babi jot’ dhe unë ngela ‘si babi’?

Nevina: U takuat në atë moment?

Armela: Po, ulëm dhe pimë kafe

Nevina: Si ishte takimi?

Armela: Ishte shumë e çuditshme. Në fillim nuk doja fare të ulesha, ishte situatë jo komode për mua. Nuk isha në habitatin tim dhe doja të ikja në shtëpi. Mami është ajo që na ka shtyrë gjithë kohës.

Nevina: Po fakti që ai ka munguar për kaq gjatë dhe nuk ka qenë prezente, ka qenë një zgjedhje e jotja për të mos e takuar, e nënës tënde apo e atij?

Armela: Secili është shpjeguar. Unë di çdo situatë dhe e mirëkuptoj. Ma kanë shpjeguar dhe më bën sens. Në të kundërt do e gjykoja babain tim.

Nevina: Si e ka justifikuar faktin që nuk ka qenë prezent? Çfarë të ka shpjeguar që ti ke arritur ta kuptosh?

Armela: Nuk ti them dot këtu. Por çdo gjë që më ka thënë mami dhe ai janë përputhur njëra me tjetrën. Mua kjo më ka bërë sens dhe më ka bërë të fal babain tim dhe që të bashkohem sërish me familjen e tij. A e kam ndjerë mungesën e babait? Absolutisht që po. A është lodhur mami im më shumë se ka munguar figura atërore? Ekstremisht shumë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter