Harry Styles thyen rekordin botëror Guinness, bën serinë më të gjatë të koncerteve në Wembley

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 22:12

Harry Styles është vlerësuar me një vend në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, duke thyer rekordin për serinë më të gjatë të koncerteve radhazi në stadiumin Wembley, pas 12 shfaqjeve të shitura plotësisht.

Ylli 32-vjeçar i muzikës pop vendosi një rekord të ri për qëndrimin më të gjatë nga një artist në stadiumin ikonik në një turne të vetëm, duke tejkaluar arritjen e mëparshme të Coldplay, të cilët kishin performuar 10 koncerte radhazi në vitin 2025.

“Rekordi i Harry Styles prej 12 performancash radhazi është një dëshmi e shkallës, ambicies dhe ndikimit kulturor të performancave të tij live, si dhe marrëdhënies unike që ai ka zhvilluar me audiencën e tij”, tha gjyqtari i Rekordeve Botërore Guinness, Will Munford.

Styles filloi performancat e tij në Londër më 12 qershor, si pjesë e turneut të tij “Together, Together”, ndërsa perdja ra të shtunën, përpara rreth 80,000 spektatorëve.

Gjatë koncertit të tij të fundit, këngëtari bëri një referencë prekëse për vitet e tij me One Direction.

“Nuk do të isha në këtë skenë sot pa katër miqtë e mi që kanë qenë një pjesë e madhe e këtij udhëtimi”, tha ai, duke falënderuar Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe “mikun e tij të dashur” Liam Payne.

“One Direction” u formua në vitin 2010 përmes spektaklit të talenteve The X Factor dhe njoftoi një ndërprerje të pacaktuar në vitin 2016. Liam Payne ndërroi jetë në vitin 2024, në moshën 31 vjeç.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter