1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Artan Grubi inspekton punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj

Artan Grubi inspekton punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj

featured

Zv/Kryeministri i parë, Artan Grubi ka inspektuar punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj. Grubi tha se objekti i poliklinikës së shpejti do ti dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pas përfundimit të projektit të ndërtimit të poliklinikës në Saraj, me asfaltimin e rrugës rreth objektit përfunduan edhe punët shtesë nga aneks kontrata e që nuk ishin paraparë në projektin bazë. Javën para nesh, objekti i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa edhe pajisjet janë të siguruara tashmë”, tha Grubi.

Grubi në këtë inspektim ishte i shoqëruar nga deputeti i zonës, Arben Ziberi dhe koordinatori i caktuar për Saraj, Rafiz Haliti.

Artan Grubi inspekton punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.