Aksident i rëndë në fshatit Lisec, dy të rinj përfundojnë në spital

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 16:03

​Më 05.07.2026 në ora 21:24 në SPB Tetovë, nga Spitali Klinik i Tetovës është denoncuar se për t’u ofruar ndihmë mjekësore janë sjellë dy persona, të lënduar në një aksident komunikacioni. Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor Tetovë kanë kryer verifikime dhe kanë konstatuar se në rrugën pranë fshatit Lisec, një katërçikletë e drejtuar nga F.M. (20), në të cilin pasagjer ishte A.H. (19), të dy nga fshati Pirok, ka dalë nga rruga. Me këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi F.M., ndërsa pasagjeri A.H. ka pësuar lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter