Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

23 Nëntor 2026

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Toshkovski: Katalogu i trajnimeve të vazhdueshme është një hap i ri drejt një policie moderne, profesionale dhe efikase

Press Online6 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mori pjesë sot në Akademinë Policore në Idrizovë në promovimin e Katalogut të Trajnimeve të Vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i përgatitur në bashkëpunim me Akademinë Policore dhe Misionin e OSBE-së në Shkup informon Tetovasot.

Në fjalën e tij, Toshkovski theksoi se katalogu paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e zhvillimit profesional, ekspertizës dhe kapaciteteve të punonjësve të MPB-së, duke nënvizuar se sfidat moderne të sigurisë kërkojnë një polici të trajnuar mirë, profesionale dhe efikase.

“Trajnimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i policëve është një nga prioritetet tona kryesore. Ky katalog nuk është vetëm një pasqyrë e programeve të trajnimit, por edhe një mjet strategjik për zhvillimin profesional, i cili do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e cilësisë së punës policore dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj policisë”, deklaroi Toshkovski.

Ai bëri të ditur se katalogu përmban një pasqyrë të sistematizuar të programeve të trajnimit, të hartuara sipas nevojave të shërbimit policor, standardeve bashkëkohore të sigurisë dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Sipas ministrit, trajnimet janë të orientuara drejt zhvillimit të kompetencave profesionale, operative dhe drejtuese, me theks të veçantë në zbatimin praktik të njohurive, respektimin e të drejtave të njeriut, integritetin profesional dhe standardet etike.

Toshkovski falënderoi Akademinë Policore dhe Misionin e OSBE-së në Shkup për mbështetjen dhe kontributin në përgatitjen e katalogut, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është një parakusht i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të trajnimit policor.

Në fund, ai ritheksoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për të investuar vazhdimisht në dijen, profesionalizmin dhe zhvillimin e punonjësve të saj, me synimin për të ndërtuar një polici moderne, profesionale dhe të besueshme, të gatshme për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

Previous Article“Nuk e kam humbur veten”, bashkëshortja e Joshua Kushner rrëfen si është të jesh pjesë e familjes Trump: Nuk e kam takuar kurrë Presidentin
Next Article Aksident i rëndë në fshatit Lisec, dy të rinj përfundojnë në spital

Lajme të ngjashme

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta,…

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

Press Online23 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga Preç Zogaj Çfarë nuk ka provuar Partia Demokratike, forca më e…

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron…

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia është renditur në vendin e 68-të në botë sipas Indeksit të…

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot shënohen pesë vjet nga tragjedia e rëndë në autostradën Struma në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.