Ndryshimet kushtetuese prioritet për Maqedoninë e Veriut!

featured

Ndryshimet Kushtetuese janë prioritet aktual i vendit dhe duhet të tejkalojnë, thotë shefi i shtetit, Stevo Pendarovski, duke shtuar se nuk mungon vullneti politik të zhvillohet debat edhe për çështje tjera, por sipas tij, tani është koha të impelementohet, ajo është pjesë e kornizës negociuese me BE-në.

“Ai obligim është i qartë dhe i pakontestueshëm dhe ky obligim duhet të kryhet me përfshirjen e 3, 5 mijë qytetarëve në kushtetutë, të cilët në regjistrimin e fundit u deklaruan bullgarë, siç janë përfshirë më herët edhe pjesë të popujve tjerë që jetojnë këtu. Ftoj partitë politike dhe deputetët ta bëjnë zgjedhjen e tyre e ajo zgjedhje është e thjeshtë, për interesin e partive ose për të ardhmen evropiane të shtetit.”, – deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

Diplomatët e huaj përkujtojnë se situata e tanishme politike vulosë të ardhmen e vendit.

“Nuk dua të hyjë në debatin në lidhje me ndryshimin e kushtetutës, por vetëm mund të them se ky është vendim sovran i shtetit që duhet ta ndërmerrni. Apeloj për transparencë, përgjegjësi politike dhe të kihen parasysh qëllimet e interesave afatgjate dhe e ardhmja në suaza të kornizës evropiane.”, – theksoi euroambasadori, David Geer.

Komentet për Ndryshimet Kushtetuese vijuan në debatin mbi zgjerimin e BE-së dhe përfitimet e RMV-së dhe unionit. Presidenti Pendarovksi inkurajon politikanët që ta kthejnë dinamizmin e procesit integrues për të cilin për momentin po ec ngadalë, ndërkaq ka porosi edhe për BE-në: Në qoftë se unioni dëshiron të ketë rol në skenën ndërkombëtare, duhet të fokusohet jo vetëm në ekonomi, por të ndjek edhe dimensionin gjeopolitik, – thekson Pendarovski.

“Fraza “ Lodhja e zgjerimit” është e kuptueshme kur e dëgjojmë nga qytetarët e vendeve anëtare, vendet e BE-së apo nga qytetarët tanë, por është e papranueshme dhe politikisht e papërgjegjshme kur kjo frazë dëgjohet si përgjigje nga ana e përfaqësuesve politik, të cilët janë zgjedhur dhe paguhen për të krijuar politika dhe të punojnë për të mirën e sotme dhe të nesërme të qytetarëve.”, – deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

Ndërkohë euroamabsadori Geer nuk mohon debatin për zgjerimin e unionit brenda institucioneve të saja, por në anën tjetër fton shtetin tonë t’i realizojë reformat në mënyrë që të ndryshohen gjërat.

“Integrimi është i mundshëm, por nuk është i thjeshtë, sepse në parim bazohet në implementimin e reformave që janë absolutisht thelbësore që do ta ndryshojnë këtë shtet, reforma që janë të nevojshme ta mbrojnë këtë shtet në mënyrë që kur të bëhet anëtare e unionit të ketë rezistencë të garojë në garën e fortë me vendet e BE-së.”, – theksoi euroambasadori, David Geer.

E ardhmja e vendit është tërësisht në duart e udhëheqësisë së shtetit dhe shoqërisë, nëse do të vazhdohet apo jo me kursin politik euroitnegrues, u pajtuan panelistët e debatit.

Ndryshimet kushtetuese prioritet për Maqedoninë e Veriut!
|