Kovaçevski nesër takohet me Ali Ahmetin dhe liderët e koalicionit qeveritar

featured
Press Online
18 Maj 2023, 20:11

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me partnerët e koalicionit qeveritar, informon Indeks.mk

Siç mëson Indeks.mk, në takim do të bisedohet për aktualitetin politik në vend, ndryshimet kushtetuese dhe procesin eurointegrues të vendit.

Nga BDI për Indeks.mk konfirmojnë pjesëmarrjen e liderit Ali Ahmeti. Nga kjo parti thonë se momenti politik në të cilin ndodhet vendi kërkon dialog politik me qëllim që vendi të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt BE-së.

Në vigjilje të takimit të nesërm, sonte mbledhje do të mbajnë Këshilli Qendror dhe Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter