1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Kovaçevski i përgjigjet Taravarit: Nuk është prioritet heqja e 20%

Kovaçevski i përgjigjet Taravarit: Nuk është prioritet heqja e 20%

featured

Heqja e formulimit “20 për qind” nga Kushtetuta dhe zëvendësimi i tij me “gjuha shqipe” nuk bën pjesë në listën e prioriteteve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski pavarësisht deklarimeve të partnerit të tij qeverisës, kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit se nuk do të heqin dorë nga kjo kërkesë.

Për Kovaçevskin, aktualisht fokusi duhet të jetë tek përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

“Në kuadër të grupit të punës po zhvillohen diskutime për ndryshimet kushtetuese. Prioritet është përmbushja e kushteve që dalin nga korniza e negociatave dhe prandaj duhet t’i përmbahemi asaj”, deklaroi sot Kovaçevski.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ditë më parë në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”, nga Uashingtoni theksoi se partia e tyre mbështet ndryshimet kushtetuese, por kërkon heqjen e 20 % dhe zëvendësimin me gjuhën shqipe në Kushtetutë.

“Kërkesa jonë është heqja e 20%. Në Maqedoni gjuhën shqipe e kemi zyrtare, por quhet gjuha të cilën e përdorin 20% e qytetarëve dhe kërkesa jonë është që 20% të zëvendësohet me gjuhën shqipe. Këtë e pëkrahin të gjitha partitë politike shqiptare, por edhe partitë politike maqedonase deklarativisht”, u shpreh kreu i ASH-së, Taravari. Ai shtoi se kërkesa e tyre do të shkojë deri në fund, në mënyrë që gjuha shqipe edhe zyrtarisht të figurojë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. (INA)

Kovaçevski i përgjigjet Taravarit: Nuk është prioritet heqja e 20%
|