UEFA është gati të përjashtojë Juventusin nga garat europiane

Press Online
25 Prill 2023, 14:24

Klubi italian i futbollit Juventus është subjekt i gjyqeve në Itali për shkak të keqpërdorimeve të supozuara financiare.

Fillimisht iu hoqën, më pas u kthyen 15 pikë në tabelën e Serisë A.

Tani skuadra pret një seancë të re muajin e ardhshëm dhe më pas pritet një vendim, nëse do të kthehet dënimi, do të ulet apo do të ketë një tjetër sanksion.

Sipas shkrimeve të “Gazetta dello Sport”, UEFA po kryen hetimet e veta për rastin e keqpërdorimeve financiare.

Shtëpia Evropiane e Futbollit i lë hapësirë ​​sistemit gjyqësor italian që të zgjidhë këtë çështje, por nëse deri në fund të qershorit nuk ka një vendim, atëherë UEFA do të ndërhyjë për të përcaktuar fatin e Juventusit në Evropë.

Shtatorin e kaluar, Juventusi nënshkroi një marrëveshje me UEFA-n për Fair Play financiar të cilën e kishte shkelur dhe klubi u gjobit me 3.5 milionë euro.

Dokumentet e dorëzuara nga skuadra e Torinos janë të kontestuara dhe UEFA mund ta ndëshkojë klubin duke e përjashtuar nga Kupat e Europës për të paktën një sezon.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter