Hetimet mbi arbitrat; nëse do të ketë sanksione, do të jenë për kampionatin e 2026/27

featured
Press Online
30 Prill 2026, 18:37

Afatet e drejtësisë sportive zgjaten dhe duket se e blindojnë klasifikimin aktual të Serie A; hetimet e Prokurorisë së Milanos mbi sektorin arbitrar do të mund të vazhdojë deri në muajin nëntor që e bën të pamundur aplikimin e penalizimeve të mundshme përpara sezonit 2026/27.

Për më tepër prokuroria e FIGC e drejtuar nga Giuseppe Chinè do të mund të marrë dokumentat e plota dhe përgjimet e mundshme vetëm në përfundimin e hetimeve paraprake që pritet të ndodhë në fund të vitit, çdo masë disiplinore e mundshme do të ishte efikase vetëm për kampionatin që vijon.

Pavarësisht se është bërë tashmë kërkesa formale në drejtim të prokurorëve milaneze, rutina procesual kërkon një kohe pritjeje që sposton çdo verdikt larg në kohë; një skenar, që ndonëse e mban tensionin e lartë mbi sistemin e futbollit, garanton që verdiktet e këtij sezoni të mos preken nga sanksionet administrative apo penalizimet me pikë që lidhen me këto hetime.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter