Bota e futbollit sërish përkulet para emrit të tij. Cristiano Ronaldo sapo ka shënuar golin e 970-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke dërguar një mesazh të qartë: mosha për të është thjesht një numër në letër, ndërsa rrjeta është i vetmi destinacion që njeh.
Ky gol nuk ishte thjesht një statistikë, por goli që po vulos fatin e sfidës. Kur po luhej minuta e 76-të, Ronaldo tundi rrjetën duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij përballë Al Ahli, një gol që peshon sa pesha e fitores në këtë përballje të vështirë. Ndërkohë në minutën e 90-të Koman shënoi edhe golin e dytë për Al Nassr që vlen thjeshtë për statistikë.
Tani, ai gjendet vetëm 30 gola larg shifrës magjike prej 1000 golash zyrtarë. Për dikë që ka fituar çdo trofe të mundshëm, ky objektiv i ri është kthyer në “karburantin” që e mban atë në majat e futbollit botëror. Ronaldo nuk po luan më kundër mbrojtësve të radhës, ai po luan kundër historisë.
Kur ai deklaroi se synimi i tij ishte të arrinte shifrën katërshifrore, shumë ishin skeptikë, por sot, me vetëm 30 hapa larg “Everestit” të futbollit, askush nuk guxon më të dyshojë. Jemi dëshmitarë të një epoke ku disiplina dhe uria për fitore kanë një emër: Cristiano Ronaldo.
Numërimi mbrapsht ka filluar. Edhe 30 gola për të vulosur përjetësinë!



