Pranimi i aplikimit të Kosovës në KiE, Begaj: Urime dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota

Press Online
25 Prill 2023, 04:06

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e pranimit të aplikimit të Kosovës në KiE.

“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”, shkruan Begaj.

Komiteti i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare vendosi sot në favor të përmbylljes së etapës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare “PACE”.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e  Evropës më 12 maj të vitit 2022.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter