1. Lajme
  2. GLOBI
  3. ‘Princesha’ nga SHBA dëbohet nga vila në Romë me afreskun e Caravaggio-s (fotot)

‘Princesha’ nga SHBA dëbohet nga vila në Romë me afreskun e Caravaggio-s (fotot)

featured

Rita Boncompagni Ludovisi është shoqëruar sot jashtë vilës së saj të shekullit të 16’të pas një debati të gjatë ligjor për trashëgiminë.

E vetëshpallura “princeshë” është detyruar të largohet nga ndërtesa me afreskon e vetme të artistit klasik Caravaggio teksa tha se ishte për të ardhur keq që çështja mori një “fund brutal edhe pse kishte qenë një histori dashurie”.

Rita Boncompagni Ludovisi mori urdhrin e largimit pas padisë së tre bijve të ish-bashkëshortit të saj të ndjerë Nicolò, që ka qenë pronari fundit i shtëpisë.

Duke mbajtur qenin e saj në dorë, 73 vejçarja Boncompagni Ludovisi, tha për gazetarët: “Çfarë kam bërë për të merituar këtë? Është një misër për mua, përse dëshironin kaq shumë të më nxirrnin jashtë ?”

Ish-modelja e Playboy e kthyer në aristokrate, Rita Boncompagni Ludovisi, jetonte në ndërtesën që mburret me muralin e vetëm të realizuar nga artisti.

Bashkë me të nga shtëpia u larguan dhe pastruesja ukrainase që rrinte aty me dy të bijat.

Dëbimi i Boncompagni Ludovisi shënon një pikë kthese në sagën që kishte nisur prej vitit 2003 kur ajo nisi historinë e dashurisë me Nicolò, pasardhës i një familjeje fisnike italiane, i cili përdorte titullin princ, që rrjedhimisht mori më pas dhe gruaja e tij.

Vila është e fshehur pas mureve të larta në zonën aristokrate Via Veneto në Romë.

Deri në vdekjen e Nicolò në 2018, priste vizita nga studentë historie dhe turitë privatë, për artin e saj dhe arkivën e 150 000 dokumenteve të mbledhura nga Boncompagni Ludovisi, ku përfshiheshin letra nga Marie Antoinette e mbreti Louis XVI.

Në testamentin e tij Nicolò i jepte të drejtë gruas së tij të qëndronte aty gjithë jetën, por djemtë e tij e kontestuan testamentin, pasi dhe kur vila u nxorr në shitje ajo nuk tërhoqi interes.

Në janar 2022 prona u nxorr në ankand me çmim filestar €471milionë, por dhe pas uljes në  €145milionë nuk mori oferta.

Në janar gjykatësi urdhëroi largimin e Boncompagni Ludovisi nga vila me pikturën e Caravaggio-s, ‘Jupiter, Neptuni e Pluto’ të punuar në tavanin e një korridori.

Bante Boncompagni Ludovisi, djali më i ri i Nicolò, priste sot jashtë vilës duke pritur “të çlirohej nga gruaja”.

“Ajo nuk ka titull princeshe!” thërriti ai.

Me heret gjykata tha se princesha Rita e lindur në SHBA dhe e martuar në një prej familjeve më të pasura në Itali, ka organizuar dhe vizita turistike të paautorizuara në pronën e saj, akuza të cilat ajo i mohon.

“Unë do të mbroj deri në fund të drejtën time të përdorimit”, thoshte  princesha për mediat në lidhje me vendimin e gjykatës.

Burri aristokrat i kishte dhënë të drejtë gruas të jetonte në vilë gjatë gjithë jetës së saj, sipas tentamentit, por djemtë e tij Francesco, Ignazio, e Bante – kontestuan në gjykatë vendimin.

Palët e përfshira në konflikt raportohet se kanë rënë dakord të nxjerrin rezidencën në ankand, por t ankandi u mbyll pa interes të mundshëm blerjeje.

Vila është me status mbrojtjeje nga ministria italiane e kulturës dhe ka mundësi që shteti ta blejë, por princesha Rita ka shprehur dyshime nëse Italia “mund të paguajë dot një çmim aq të lartë”.


Top Channel

‘Princesha’ nga SHBA dëbohet nga vila në Romë me afreskun e Caravaggio-s (fotot)
|