Kusari-Lila: Macroni u pajtua me liberalizimin e vizave për shkak të masave të Qeverisë

featured
Press Online
20 Prill 2023, 10:59

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se të mërkurën u përmbyll procesi më i gjatë dhe më i vështirë për Kosovën, ai për liberalizimin e vizave.

Sipas saj, në dy vjetët e fundit shtyrja e procesit u ndërlidh me dialogun Kosovë-Serbi.

“Askush nga spektri politik nuk e mohoi se ishin përmbush kriteret. Ambasadori francez është deklaruar se pikërisht për shkak të masave të marra nga qeveria, presidenti francez Emmanuel Macron u pajtua për liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në verën e vitit të kaluar”, ka thënë ajo.

Edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, dy ditë më parë ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është një rezultat shumë i bukur për qytetarët që ka ardhur falë “masave të marra nga Qeveria e Kosovës”.

“Pikërisht shkaku i masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Emmanuel Macron u pajtua për liberalizim të vizave verën e kaluar”, ka shkruar Guerot.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter