Kryediplomati kroat takon Konjufcën, flasin për ‘‘rëndësinë e stabilitetit institucional”

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 21:42

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka zhvilluar një takim me e ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në postimin e tij, kryediplomati kroat, ka thënë se, me Konjufcën, kanë diskutuar për për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, dhe për rëndësinë e stabilitetit institucional.

Postimi:

Me Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës. 🇭🇷🇽🇰

Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimit në reforma, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale.

Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter