1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Deputetja e LDK-së fajëson Kurtin për situatën e tensionuar në veri, jo Serbinë e bandat e saj

Deputetja e LDK-së fajëson Kurtin për situatën e tensionuar në veri, jo Serbinë e bandat e saj

featured

Si edhe më parë gjatë dy dekadave të fundit, në veri të Kosovës, bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi zyrtar po vazhdojnë të bëjnë probleme e trusni te qytetarët serbë për të kundërshtuar vendimet e autoriteteve të Kosovës.

E ditëve të fundit janë shkaktuar disa situata që kanë nxitur tension për shkak të afrimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Për situatën në atë pjesë një deklarim ka dhënë edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku, e cila e ka gjetur fajtorin.

Bunjaku nuk ka përmendur Serbinë dhe strukturat që dirigjohen nga ajo dhe bëjnë probleme e ngrisin tensione që dy dekada ne veri, por ka thënë se situata e tensionuar në veri është shkaktuar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Bunjaku tha se kjo ndodhur për shkak të moskoordinimit me aleatët ndërkombëtar.

Ajo tha se zgjedhjet e se dielës duhet të mbahen, pasi sipas saj, Kosova është shtet sovrane dhe duhet që ta shtrijë sovranitetin e saj në çdo pjesë të territorit.

Bunjaku u bëri thirrje që të gjithë qytetarët me të drejt vote të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Realisht këto zgjedhje i ka shkaktuar vetë Qeveria e Kosovës, sepse nuk është koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe normalisht se zgjedhjet duhet që të mbahen, jemi Republikë, shtet sovran dhe duhet ta shtrijmë sovranitetin tonë në gjithë territorin e Kosovës edhe ajo pjesë është Kosovë në këtë rast përgjegjësia është e qeverisë”, ka thënë ajo për OE.

“Unë mendoj që zgjedhjet duhet që të mbahen dhe i ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë sa më shumë në zgjedhje, sepse kjo kauzë e krijuar tani nga kjo Qeveri pa bashkëpunim me aleatët tanë e ka dëmtuar Kosovën”, tha ajo.

Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Por, për dallim nga herët e kaluara, në këto zgjedhje – që bojkotohen nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – votimet, përveçse në disa shkolla, do të mbahen edhe në kontejnerë.

Qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë se përmes mediave, por edhe nxitjes së strukturave ilegale që i kontrollon po i frikëson serbët e veriut që të marrin pjesë në zgjedhje.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – që njihen si shtetet e QUINT-it – bënë thirrje që më 23 prill “të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje dhe ta shmangin dhunën” që do të mund ta prishte procesin zgjedhor.

Së fundi nga ShBA deklaruan se do të pranojnë rezultati e zgjedhjeve pavarësisht se Lista Serbe nuk mori pjesë në këtë proces.

Deputetja e LDK-së fajëson Kurtin për situatën e tensionuar në veri, jo Serbinë e bandat e saj
|