S’ka deputetë mjaftueshëm në sallë, Konjufca: Kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë

featured
Press Online
19 Prill 2023, 11:51

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve.

Kuvendi planifikoi të mblidhej sot për gjashtë seanca të papërfunduara. Ishte paraparë që të nisë në orën 10:00, por shkaku i mungesës së kuorumit nuk ka filluar ende.

“Me këtë sjellje të papërgjegjshme të deputetëve, kjo legjislaturë mendoj se nuk e meriton të vazhdojë”, ka thënë Konjufca, teksa po pret që të bëhen 61 deputetë të shumicës.

Edhe javën e kaluar, seanca e Kuvendit nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter