1. Lajme
  2. SPORT
  3. Abakarov sot në finale/ Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë synon titullin europian

Abakarov sot në finale/ Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë synon titullin europian

featured

Zelimkan Abakarov mbetet krenaria e mundjes shqiptare edhe në Kampionatin Europian të Zagrebit.

Pas medaljeve që e shpallën kampion Bote dhe Ballkani vitin e shkuar ai ka siguruar edhe një medalje në Europianin e mundjes që po zhvillohet në Zagreb, vetëm se ngjyra e saj, e argjendtë apo e artë mbetet për t’u zbuluar pas finales së sotme në orën 18:00. Zelimkan Abakarov do të jetë përballë armenit Arsen Harutyunian.

Në raundin e parë, Abakarov ka fituar me superioritet në rezultat, 11-0 ndaj gjermanit Niklas Steshele.

Ndërkohë në stilin e lirë, në peshën 125 kilogram, Paris Karepi është eleminuar që në raundin e parë. Kanë mbetur ende në lojë për Shqipërinë, në stilin greko-romak, Bajram Sina në peshën 60 kilogram dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogram. Po kështu në mundjen e femrave, Albina Drazhi në peshën 68 kilogram.


Top Channel

Abakarov sot në finale/ Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë synon titullin europian
|