1. Lajme
  2. RAJONI
  3. VV-ja mburret me liberalizimin: E përmendëm vetëm dy herë në programin tonë, ndryshuam shumëçka

VV-ja mburret me liberalizimin: E përmendëm vetëm dy herë në programin tonë, ndryshuam shumëçka

featured

Lëvizja Vetëvendosje po mburret me vendimin e sotëm ku Kosovës përfundimisht iu miratua liberalizim i vizave nga Parlamenti Europian.Madje Vetëvendosje thotë se në programin e tyre, për këtë fakt, vetëm dy herë e kishin përmendur liberalizimin e vizave.

Kjo sipas tyre, meqë përgjatë këtyre dy vjetëve të fundit në qeverisje, u ndryshua shumëçka dhe jo vetëm imazhi i Kosovës.”Kriteret për liberalizim të vizave i kishim plotësuar që të gjitha e megjithatë për vite me radhë nuk kishim liberalizim.

Raportet e jashtme në vazhdimësi e cilësonin vendin tonë si shtet me elemente të kapjes së shtetit, me krim dhe korrupsion shumë të lartë.Ne në programin tonë vetëm dy herë kemi përmendur liberalizimin e vizave.

Vetëm dy herë e kemi përmendur liberalizimin e vizave në programin tonë sepse kemi shpjeguar se ka situatë kundërthënëse të cilës duhet adresuar dhe këtë e kemi bërë.Gjatë këtyre dy viteve në qeverisje të gjitha raportet e jashtme flasin ndryshe për Republikën e Kosovës.

Në këtë graf shihni ato më kryesoret. Shihni atë që tashmë vërehet që ka ndryshuar shumëçka në Kosovë dhe jo vetëm imazhi”.

VV-ja mburret me liberalizimin: E përmendëm vetëm dy herë në programin tonë, ndryshuam shumëçka
|