1. Lajme
  2. SPORT
  3. Rekord dhe fitore/ Orges Shehi, 100 ndeshje bardheblu

Rekord dhe fitore/ Orges Shehi, 100 ndeshje bardheblu

featured

Në fakt, është një rekord impresionues që e vendos Shehin në një podium të artë së bashku me trajnerë të rëndësishëm të historisë së rekordmenëve të futbollit shqiptar.

57 fitore, 19 barazime dhe 24 humbje dhe me një përqindje 57% fitoresh. Kjo është ecuria e Orges Shehit me bardheblutë, që nën drejtimin e tij fituan titullin kampion në sezonin e shkuar.

Ai i bashkohet Shkëlqim Muçës dhe Mirel Josës, të cilët gjithashtu kanë regjistruar mbi 100 ndeshje në pankinën e Tiranës. Por me dallimin e vetëm që e kanë arritur këtë kuotë nëpërmjet emërimeve në kohëra të ndryshme tek Tirana.

Muça qëndron në krye si trajneri me më shumë ndeshje i bardhebluve: me plot 190. Mirel Josa është i dyti për ndeshje në stolin e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, me teknikun tiranas që numëron 106 ndeshje për 26-herë kampionët.

Orges Shehi u emërua në mes të sezonit 2020/21 tek Tirana kur zëvendësoi të larguarin Nevil Dede. Tekniku durrsak ka tejkaluar pritshmëritë me eksperiencën e tij tek klubi kryeqytetas.

Pas fitimit të titullit në sezonin e fundit, Shehi do të kërkojë t’i shtojë sërish koleksionit të tij dhe të Tiranës trofeun më të lakmuar. Skuadra e tij kryeson Superioren me 5 pikë mbi rivalët e Partizanit kur kanë mbetur dhe 7 javë nga fundi i kampionatit.

Rekord dhe fitore/ Orges Shehi, 100 ndeshje bardheblu
|