1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Anestezisti hyri në repartin e gjinekologjisë teksa ishte live në rrjete sociale, ish-gjykatësi: Duhet t’i hiqet licenca e mjekut

Anestezisti hyri në repartin e gjinekologjisë teksa ishte live në rrjete sociale, ish-gjykatësi: Duhet t’i hiqet licenca e mjekut

featured

Anesteziologu nga Tetova që hyri live në rrjete sociale brenda repartit të gjinekologjisë është dërguar në paraburgim për tetë ditë, ndërsa hetimet vijojnë për dy akuza.

Mbi 43-vjeçarin rëndojnë akuzat “Punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “Incizim të paautorizuar”.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-gjykatësi Sejfulla Osmani, i cili gjatë një prononcimi për mediat tha se mjeku duhet gjithmonë të ruajë privatësinë e pacientit.

“Dispozita ligjore bazohet në atë se mjeku duhet të ruajë fshehtësinë e pacientit, ndërsa në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Një doktor bën publikimin e fotografive që edhe po t’i shohë dikush tjetër duhet të merren masa për të sanksionuar këtë publikim. Mendoj që është momenti i fundit që edhe mjeku të ngrenë zërin pavarësisht asaj që është procedim penal nga ana e prokurorisë. Mbi të gjitha mjekët duhet të reagojnë, se kështu mjekësh nuk i duhen shoqërisë tonë”, u shpreh Osmani.

Duke qenë se mjeku anestezist rrezikon tre muaj deri në gjashtë vite burgim, ish-gjykatësi u shpreh se më e përshtatshme është heqja e licencës së tij.

“Pavarësisht asaj, unë fillimisht e kisha sanksionuar me marrjen e lejes për veprimtari, licencën e mjekut, këtu e thërras asociacionin e mjekëve për t’i hequr licencën e mjekut. Ky njeri nuk e meriton të merret me mjekësi dhe me trajtimin e pacientëve, pasi shkel parimet themelore të profesionit”, shtoi më tej Osmani.


Top Channel

Anestezisti hyri në repartin e gjinekologjisë teksa ishte live në rrjete sociale, ish-gjykatësi: Duhet t’i hiqet licenca e mjekut
|