Katica Janeva kërkon fajlen nga Presidenti

featured
Press Online
16 Prill 2023, 22:07

Televizioni Alsat ka siguruar listën e plotë të personave të dënuar të cilët kërkojnë falje vjetore nga presidenti.

Në mesin e emrave që spikasin janë ish prokurorja speciale, Katica Janeva e dënuar me 7 vjet burg për shpërdorim me detyrën zyrtare, Vlladimir Pançevski ish kryetar i Gjykatës Penale i dënuar me 3,5 vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe biznes Sead Koçan i dënuar me 4,8 vjet për dëmtim të buxhetit të shtetit. Sipas burimeve, ministri i Drejtësisë ka dhënë mendim negativ për të gjitha propozimet, ndërsa tani procesi ndodhet në fazën e shqyrtimit të kërkesave nga ana e Komisionit për falje.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter