1. Lajme
  2. SPORT
  3. Kapiteni i Lazios pëson aksident me veturë

Kapiteni i Lazios pëson aksident me veturë

featured

Një moment frike për Ciro Immobile. Kapiteni i Lazios është përfshirë në një aksident rrugor pranë Ponte Matteotti. Makina e tij u përplas me një tramvaj. “Ai kaloi në semafor të kuq”, u tha Immobile atyre që i kërkuan informacion për atë që ndodhi.

Makina fuoristradë e drejtuar nga sulmuesi i Lazios ishte duke kaluar në Ponte Matteotti, e cila ndodhet pak larg stadiumit olimpik, kur është përplasur me tramvajin numër 19. Në aksident janë përfshirë edhe persona të tjerë. Një person i lënduar është transportuar me autoambulancë.

Në videot e publikuara në rrjet sociale shihet Immobile teksa tregon se çfarë ndodhi: “Tramvaji kaloi me semafor të kuq. Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu”. Immobile pyet për kushtet e makinës së tij dhe u përgjigjet pyetjeve të të pranishmëve. Më pas vëren një person që po transportohej nga barela në ambulancë dhe i afrohet duke u siguruar për gjendjen e tij dhe duke e shoqëruar në makinë.

Kapiteni i Lazios pëson aksident me veturë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.