1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Google ngre alarmin për 3 miliardë përdoruesit e Chrome

Google ngre alarmin për 3 miliardë përdoruesit e Chrome

featured

Chrome tashmë përdoret nga mbi 3 miliardë përdorues në mbarë botën por secili prej tyre duhet të përditësojë shfletuesin dhe urgjentisht.

Përmes një postimi në blog Google ka konfirmuar ekzistencën e një problemi sigurie zero-ditor në Chrome në Windows, Mac dhe Linux.

Është problemi i parë i sigurisë së kësaj natyre që zbulohet për 2023 dhe Google konfirmoi se po shfrytëzohet për sulme.

Me emrin e koduar CVE-2023-2033, dobësia e sigurisë vjen nga “Type Confusion në V8.” Problemi i sigurisë u zbulua nga Grupi i Analizës së Kërcënimeve pranë Google por një rregullim nuk mund të dërgohej përpara se të fillonte shfrytëzimi i saj për sulme.

Lajmi i mirë është se Google tani ka një përditësim të cilin duhet ta shkarkoni menjëherë duke shkuar në Help > About Google Chrome.

Përditësimi do të kërkojë rinisjen e shfletuesit sapo të jetë përfunduar.

/PCWorld Albanian

Google ngre alarmin për 3 miliardë përdoruesit e Chrome
|