1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Bejko sulmon Këlliçin: Kandidati i Berishës, është i familjes, fitojnë të dyja palët

Bejko sulmon Këlliçin: Kandidati i Berishës, është i familjes, fitojnë të dyja palët

featured

Ndalesën e parë për hapjen e fushatës elektorale kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën e beri me demokratët e degës numër 10.

Shigjetat e sulmeve Roland Bejko i drejtoi tek rivali i tij demokrat, në Tiranë Belind Këlliçi i cili garon për llogari të Metës dhe Berishës.

“Berisha mori Belon dhe e nxori kandidat se i tha Meta, prishi rregullat atje. Hoqën atë djalin që mund te rrezikonte Veliajn. Pse vendosën Belon, sepse është i familjes dhe kushdo që të fitoje dalin të fituar palët.“- tha Bejko.

Partia Demokratike  nuk mundi te garoje ne te gjithë vendin duke i lënë terren te lire ne 47 zona. Betejës iu shmang edhe në bastionin e veriut, Shkodrën ku garojnë vetëm dy kandidatë të cilët për Bejkon nuk kanë ndryshim.

Për Berishën  si të fitoje Benet Beci si Spahia është i fituar por për demokratet po fitoi Benet Beci humbin punën etj.“- u shpreh Bejko.

Partia Demokratike  ka vendosur të hape fushatën elektorale zyrtarisht ditën e martë në pallatin e sportit ne Tiranë, ndërsa fushata e tyre parashikohet te mbahet në takime të vogla, dhe jo mitingjje në sheshe.


Top Channel

Bejko sulmon Këlliçin: Kandidati i Berishës, është i familjes, fitojnë të dyja palët
|