1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Zemaj paralajmëron protesta kundër Marrëveshjes së Ohrit: Vetëmenaxhimi do të jetë problematikë në çdo komunë

Zemaj paralajmëron protesta kundër Marrëveshjes së Ohrit: Vetëmenaxhimi do të jetë problematikë në çdo komunë

featured

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit në mes të Kosovës e Serbisë.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ky ka qenë çmimi i një qeverie të tillë në dialog, ku shqetësimet më të mëdha për këtë parti janë pika dhe pjesa që thotë se duhet të harrohet e kaluara.

“Moskënaqësia ishte e plotë por reagimi ishte i përgjegjshëm në situatën çfarë e ka sjellë Kosovën kjo qeveri, sepse kur të vish në një situatë “merre ose leje” edhe reagimi opozitar e zbeh atë kundërshtimin, kur gjendja është merre ose leje. Ky është çmimi që e kemi paguar me këtë qeveri në proces të dialogut, loja me vendosjen e gjashtë kushteve pa kohë në seancë pleanre dhe shqetësimet kanë qenë të sakta që jemi larguar nga njohja në qendër dhe gjithçka është pjesë e marrëveshjes edhe asociacioni edhe vetëmenaxhimi, qoftë edhe roli i Kishës Serbe si pjesë e saj, që edhe këtu nuk po tregohet sinqeriteti me qytetarët e Kosovës se çka po negociohet dhe çfarë baze ligjore ka. Ato që i dimë dhe që kemi bërë adresimet tona ka qenë pika 7 dhe pjesa e parë që thotë se duhet të harrohet e kaluara, që i bie falje e të gjitha krimeve e dëmeve që janë bërë për vite të tëra në kohën e luftës e para saj”, thotë ai.

Zemaj është i mendimit se vetëmenaxhimi do të jetë problem për çdo pjesë të Kosovës ku ka qoftë edhe vetëm një serb dhe jo vetëm për komunat veriore.

“Problematika e vetëmenaxhimit lidhet tash me situatën në veri dhe për këtë arsye ne duhet të jemi vigjilentë atë që po tentohet të ndodhë sepse përmes vetëmenaxhimin do të bartet problematika jo vetëm në veri por në çdo pjesë të Kosovës ku ka qoftë edhe vetëm një serb. Vetëmenaxhimi del përtej komunave me shumicë ku është asociacioni, ku aty flet për komunitetin serb kudo që është dhe jo vetëm në komunat me shumicë serbe ku kjo e çon në nivel tjetër që të flitet për autonomi ose çdo formë tjetër me interferime të bashkësisë ndërkombëtare.  Kundërshtimi do të jetë i ashpër kur t’i shohim dokumentet sepse nëse del ajo që në dokumentet. Ne po hyjmë në një rrugë pa kthim dhe të problemeve të mëdha që do të dalin në të ardhmen, sidomos me menaxhimin e këtyre objekteve fetare”, vlerëson deputeti i LDK-së.

Për mënyrën se si do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje, Zemaj nuk përjashton as protestat, teksa shton se Qeveria e ka kthyer Kosovën në vitin 2013.

“Kundërshtimi do të jetë permanent, i guximshëm politik dhe i bazuar në Gjykatën Kushtetuese. Do të shohim forma se nëse ka një lëshim dhe nëse ka devijim do të përdorim të gjitha format demokratike, pa përjashtuar edhe protestat, nëse e kemi kryeneqësinë, paaftësinë ose pabesinë e kësaj qeverie. Sigurisht që kjo do të ndodhë sepse ja kemi borxh Kosovës, vite e vite pas dialogut ku ishte synimi që i gjithë procesi të përfundojë me njohje dhe të kalonim në një nivel tjetër të bashkëpunimit rajonal, kjo qeveri na ktheu aty ku ishte, në vitin 2013 dhe 2015”, deklaron ai për Blic Interview.

Zemaj paralajmëron protesta kundër Marrëveshjes së Ohrit: Vetëmenaxhimi do të jetë problematikë në çdo komunë
|