Një sulm me raketa ruse në ndërtesa të larta ka vrarë pesë civilë dhe ka plagosur 15 të tjerë në Ukrainën lindore.
Sipas guvernatorit të rajonit Donetsk, Pavlo Kyrylenko, shtatë persona të tjerë mbeten nën rrënojat në Sloviansk mes tyre një fëmijë, pas shpërthimeve rreth.
Rreth pesë ndërtesa të larta, pesë shtëpi, një dyqan, një klub dhe tre makina u dëmtuan si pasojë e shpërthimeve.
Të gjithë ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e personave që kanë mbetur të bllokuar, ndërsa familjarët presin të pikëlluar aty pranë.
Top Channel