Pronarët e kafshëve përkëdhelëse janë përgjegjës nëse kafsha lëndon, mbyt ose shkakton dëm të përgjithshëm në mjedis….
Pronarët e kafshëve përkëdhelëse janë përgjegjës nëse kafsha lëndon, mbyt ose shkakton dëm të përgjithshëm në mjedis. Kafshimi nuk është i paraparë me Kodin Penal si vepër penale, megjithatë avokatët konsiderojnë se në rastet, si ai me kafshimin dhe mbytjen e fëmijës në Lagjen “Pintija” mund të thirren në nenin që parasheh nxitjen e rrezikut të përgjithshëm. Në përputhje me Ligjin për Marrëdhënie Obligative pronari i kafshës mund të gjobitet deri në një milion denarë, thonë ekspertët.
“Sipas ligjit, në parim, përgjegjësi jep pronari i qenit. Ekziston mbrojtja ligjore civile dhe përgjegjësi, që është e paraparë në ligjin për marrëdhënie obligative, ku ka një kapitull të ri, që është dhënia e përgjegjësisë për dëme nga kafshët, ku në mënyrë të prerë thuhet se për dëmin e shkaktuar nga kafsha përgjigjet pronari i tij”, deklaroi avokatja, Joanidis për TVM2, përcjell PRESSonline.al
Qytetarët presin përgjegjësi pas tragjedisë me fëmijën tetë vjeçar, i cili vdiq pasi e sulmoi qeni i fqinjit të tij, në “Pintijë” të Shkupit. Ata kërkojnë më shumë përgjegjësi, si nga institucionet, ashtu edhe nga pronarët që kanë vendosur të mbajnë kafshë shtëpiake.
“Për qen të racës Pit Bull dhe qen të tjerë të rrezikshëm duhet të marrin leje njësoj, si leje për të mbajtur armë.”, – tha një qytetare.
“Unë kisha një situatë të pakëndshme, dola të hedh plehrat dhe përnjëherë shumë qen erdhën kah unë. Unë në atë moment u frikësova edhe pse i adhuroj kafshët dhe qentë, në ato momente erdhën disa njerëz për të më mbrojtur.”, – u shpreh një qytetar.
Ndërkohë po vlerësohen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Sipas institucioneve do të merren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.