LSDM: VMRO-DPMNE është kundër çdo projekti strategjik

featured

Si shumë herë më parë, VMRO – DPMNE e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është kundër zbatimit të projekteve strategjike në vend, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Kjo është arsyeja pse VMRO-DPMNE po përhap qëllimisht të pavërteta për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, projekti më i madh me vlerë 1.3 miliardë euro.

Nga këto mjete, mbi 600 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë vendase të ndërtimit. Janë krejtësisht të pasakta pretendimet e OBRM-PDUKM-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve.

Si çdo marrëveshj tjetër ku Investitori dhe Kontraktuesi kanë të drejtat dhe detyrimet e veta, Kontraktuesi mund të punojë në kushte ku zbatohen dispozitat ekzistuese ligjore, por në atë rast afati i ekzekutimit do të ishte më i gjatë. Gjithashtu është e pavërtetë pretendimi se ndryshimi i zgjidhjeve ligjore cenon të drejtat e punëtorëve.

Bëhet fjalë për ndryshime të propozuara në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës që i referohen vetëm projekteve me interes strategjik dhe kombëtar, gjegjësisht bëhet fjalë për një zgjidhje me të cilën punëtorët e ndërtimit që punojnë në këtë lloj projekti do të marrin kompensim 50% më shumë për çdo orë të punës në javë dhe do të marrin kompensim për punën jashtë orarit të punës në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës”, sqarojnë nga LSDM. Nga atje shtojnë se dhe ajo që është më e rëndësishmja, e gjithë kjo do të ndodhë vetëm me pëlqimin paraprak me shkrim të vetë punonjësit.

LSDM: VMRO-DPMNE është kundër çdo projekti strategjik
|