Kuvendi mblidhet edhe sot për një seancë plenare

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në seancë plenare.

Mbledhja është paralajmëruar të nis nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”, Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Ndryshe, dje (e mërkurë), në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e seancës plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Kuvendi mblidhet edhe sot për një seancë plenare
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *