1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Haradinaj: Ekrem Dili tash e tutje do të prehet në varrezat e dëshmorëve në Penu të Podujevës

Haradinaj: Ekrem Dili tash e tutje do të prehet në varrezat e dëshmorëve në Penu të Podujevës

featured

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se 24 vjet pas rënies së dëshmorit të kombit, Ekrem Dili, ai tani e tutje do të prehet në varrezat e dëshmorëve në Penu të Podujevës.

Ai tha se Ekremi me shokë të idealit ishin të vendosur të mbrojnë me çdo kusht territorin dhe popullatën.

“Pas një beteje heroike, atë ditë, Ekremi bie në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së kujtoi edhe veprën e veteranit të UÇK-së, Fadil Mehmeti nga Gërgoci i Gjakovës që vdiq pas një sëmundje të rëndë.

“Ai gjithashtu ishte një zë i spikatur i muzikës folklorike. Me zërin e tij përjetësoi kujtimin për heronjtë, luftëtarët e rezistencën tonë ndër vite në përpjekjet për liri”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Ekrem Dili tash e tutje do të prehet në varrezat e dëshmorëve në Penu të Podujevës
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.