1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Gjykimi në Hagë, ministrja Haxhiu: Besojmë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, 18 milionë € janë paguar për ekipet mbrojtëse

Gjykimi në Hagë, ministrja Haxhiu: Besojmë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, 18 milionë € janë paguar për ekipet mbrojtëse

featured

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi të mërkurën se institucionet e vendit besojnë në pafajësinë e ish- krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.

Në pyetjen për Gjykatën Speciale gjatë konferencës së sotme, ministrja Haxhiu theksoi se institucionet shtetërore duhet të jenë të kujdesshme në atë që thonë, sepse me deklarata nuk u ndihmojmë atyre që gjendet atje.

“Ne besojmë në pafajësinë  e tyre dhe urojmë të kthehen në vendlindje. Serbia është ajo që ka bërë krime”, deklaroi ministrja Haxhiu.

Sipas saj, shqetësuese është fakti sesi funksionon Avokati i Popullit atje në Hagë, pa staf, e që dëshmon sesi funksionojnë të drejtat e njeriut atje.

“Përgjegjësi e vetme e neve është pagesa për  ekipet mbrojtëse, asgjë më shumë”, tha në fund të konferencës, ministrja Haxhiu, ndërsa bëri të ditur se deri tani Qeveria e Kosovës ka paguar rreth 18 milionë euro për ekipet mbrojtëse.

“E them prapë se ne besojmë në pafajësinë e tyre dhe shpresojmë që sa më parë ata të kthehen. Lufta jonë ka qenë e drejtë për çlirim. Deri tani janë 18 milionë euro që Qeveria e Kosovës ka dhënë për mbrojtjen e tyre”, tha ajo.

Gjykimi në Hagë, ministrja Haxhiu: Besojmë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, 18 milionë € janë paguar për ekipet mbrojtëse
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.